Bahtiri nuk i bindet thirrjes së Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, merr pjesë në takimin e ftuar nga Kurti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministrit Kurti me kryetar të komunave ku është diskutuar për situatën me pandeminë në vend.
I pyetur nga “Indeksonline”, se a ka marrë pjesë në takim, Bahtiri ka thënë se sigurisht se po.
Poashtu ai ka bërë me dije se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetar të tjerë të komunave, por pa përmendur emra.
Në anën tjetër, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.
Në një komunikatë të dërguar mediave, thuhet se Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë.