Mërgim Berisha te Kosova? Valon Berisha ka një mesazh për të

Mërgim Berisha ka shkëmbyer mesazhe interesante me mesfushorin Valon Berisha në Instagram.
Sulmuesi i Salzburgut, ka postuar flamurin e Kosovës duke i komentuar Berishës në profilin e tij, i dha epitetin ‘mbret’.
“Së shpejti bashkë ktu” ka replikuar Valon Berisha.
Mërgim Berisha ka përfaqësuar Gjermaninë U21 në kampionatin evropian këtë vit.
Ai ende nuk është ftuar te kombëtarja A e Gjermanisë.
