Nder dhe respekt për Beqë Cufajn, ambasadori kroat shtron darkë lamtumirëse për të

Beqë Cufaj e ka përfunduar mandatin e tij si ambasador i Kosovës në Gjermani.
Por me rastin e lirimit nga detyra, ambasadori kroat Gordan Bakota ka shtruar darkë lamtumirëse për të.
“Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kroacisë në Berlin, Sh.T. Gordan Bakota e nderoi Republikën e Kosovës. Me rastin e lirimit nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Ambasadori Bakota në rezidencën e tij shtroi darkë nderi me Ambasadore e Ambasdorë, miq e kolegë. Nuk kam si të mos e shpreh mirënjohjen e thellë për këtë nderim i cili edhe njëherë dëshmon që kroatët dhe Kroacia janë aleati dhe populli më mik i shqiptarëve në rajon. Për Ambasadorin Bakota pos falenderimit kisha edhe një mesazh: Kroacia e fortë në Gjermani dmth. Kosovë edhe më e fortë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/