Policia shqipton 4 mijë e 263 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 4263 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID, shkruan “Indeksonline”.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Ditëve të fundit janë rritur dukshëm kontrollet e Policisë, madje “Indeksonline”, një ditë më parë raportuar edhe policë civile të cilët kanë shqiptuar gjoba për mos bartje të maskës.
Poashtu në raport bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1465 gjoba për kundërvajtje në trafik.
