Pjanic thotë se Koeman nuk e respektoi

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, u largua nga Barcelona drejt Besiktas ditën e fundit të afatit.
Ish-mesfushori i Juventus nuk po gjente minuta dhe pranoi t’i shkurtohet paga në ekipin turk vetëem të kishte minuta në këmbë.
“Koeman nuk më respektoi. Ai kurrë nuk fliste me mua. Pranova të më ulet paga vetëm për të luajtur sepse dëshiroj të luaj” tha boshnjaku.
Pjanic ishte i lidhur me një rikthim të mundshëm tek Juventus por ai transfer nuk ndodhi asnjëherë. /Indeksonline/