75 Mall Live Search
09:23 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Barcelona i ofron kontratë të re Ansu Fatit

Klubi i Barcelonës është afër t’i ofrojë kontratë të re talentit Ansu Fati dhe shpresojnë në një marrëveshje, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi spanjoll dëshiron qëndrimin tek Barcelona, teksa klubi ia ka besuar numrin 10 pas largimit të Lionel Messit të PSG dhe kështu ata dëshirojnë t’i japing atij një kontratë afatgjate.

Fati sezonin e kaluar pati vetëm 10 paraqitje për Barcelonën në La Liga dhe Champions Ligë, duke shënuar 5 gola pasi që ishte i lënduar për afër 290 ditë.