Në humbjen 8-2 ndaj Bayern, Barcelona pagoi Griezmann 1 milionë euro si rezervist

Tifozët e Barcelonës ende nuk e kanë harruar humbjen kundër Bayern në Champions Ligë, me rezultat 8-2.
Në atë ndeshje Barcelona përveç se pësoi njërën nga humbjet më poshtruese në histori një klub, një fakt interesant tregon se ata kanë paguar Antoine Griezmann një milionë euro, edhe pse francezi ishte në bankën rezervë, pasi që kontrata e tij thoshte ashtu, transmeton Indeksonline.
Griezmann u largua nga Barcelona këtë verë duke u kthyer tek ish-klubi i tij Atletico Madrid, nga ku ishte transferuar tek Barcelona. /Indeksonline/