“Gjendja e Schumacher po përmirësohet ngadalë”

Presidenti i FIA -s, Jean Todt është një nga të paktit që flet për gjendjen e Michael Schumacher.
Todt është mik i familjes së Schumacher dhe ka kontakt të vazhdueshëm me gruan e legjendës.
“Michael Schumacher po përmirësohet ngadalë dhe me siguri. Kam kaluar shumë kohë me Corinna që kur Michael pati aksidentin e tij të rëndë. Ajo është grua e fort dhe po e drejton familjen. Unë i besoj asaj dhe mendoj se do të kemi lajme më të mira” ka thënë Todt./Indeksonline/