75 Mall Live Search
17:23 / E Martë, 07 Shtator 2021 / C E

Challandes: Nuk është e pamundur të fitosh ndaj Spanjës

Kosova nesër mbrëma e pret Spanjën në ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Dardanët kanë një nga ndeshjet më të vështira të grupit, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë për shtyp ka thënë se nuk është e pamundur të fitohet ndaj Spanjës.

Të thuash se është e pamundur të fitosh kundër Spanjës, është marrëzi, sepse është vetëm futboll. Për ne, është e rëndësishme të luajmë një lojë të jashtëzakonshme, është një lojë e veçantë dhe shpresoj që lojtarët të kuptojnë rëndësinë e kësaj ndeshje“, ka thënë trajneri zviceran. /IndeksOnline/