Kosova kërkon të shkruaj historinë ndaj ish-kampionëve të Botës

Kosova sonte ka një test shumë të vështirë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Në “Fadil Vokrri”, Dardanët e presin ish-kampionin e Botës, Spanjën në ndeshjen e vlefshme për grupin B.

Spanjollët kryesojnë tabelën me 10 pikë pas pesë ndeshjesh të zhvilluara derisa Kosova ka katër pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45 dhe do të ketë një numër të caktuar të tifozëve.

Ajo do të drejtohet nga gjyqtari skocez Bobby Madden.
Në konferencën për media të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, trajneri Luis Enrique e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës. /IndeksOnline/
