75 Mall Live Search
17:46 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / LB

Kurti uron Maqedoninë e Veriut për përvjetorin e pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut për përvjetorin e ditës së pavarësisë.

“30 vjet më parë, Maqedonia e Veriut, shpalli pavarësinë nga Jugosllavia. E kaluara jonë e përbashkët dhe misioni përpara drejt Bashkimit Evropian e forcon bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Urime për fqinjin tanë”.