75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / AR

Arrin paqe me babain, Rihanna heq padinë kundër tij

Rihanna ka hequr dorë nga padia që e ngriti ndaj babait të saj dy vite më parë.

Kështu ka ndodhur sipas raportimit të BBC, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja, emri I së cilës është Robyn Rihanna Fenty kishte paditur babanë e saj Ronald Fenty për shkak të keqpërdorimit të emrit të saj për përfitime personale.

Në vitin 2019, këngëtarja e hitit ‘Umbrella’, e dërgoi në gjyq babain për shkak se kishte abuzuar me emrin e saj.

Për këtë çështje seanca ishte planifikuar të mbahej me 22 shtator, por Ri9hanna te martën ka kërkuar ë heqë dorë nga gjithçka.

Sipas mediave amerikane, këngëtarja kishte arritur një marrëveshje me babanë e saj jashtë gjykatës./Indeksonline/