75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Digjet spitali me pacientët e infektuar me Covid19 në Tetovë

Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek spitali modular i Tetovës. Raportohet se nga zjarri ka edhe viktima, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim në spitalin modular.