Challandes: Jam i lumtur me performancën, mendoja se do të shënonim

Kosova pësoi humbje me rezultat 0-2 ndaj Spanjës në Fadil Vokrri.
Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, transmeton Indeksonline.
“Jam shumë i lumtur me lojën dhe performancën e lojtarëve dhe të gjithe ekipit si në defansivë dhe ne ofansivë”, tha Challandes.
Ndërsa, i pyetur se pse nuk bëri asnjë zëvendësim në këtë ndeshje, ai u shpreh se ka mungesë sulmuesish në skuadër.
“Këmi një kontigjent të lënduarish dhe nuk kemi aq shume sulmues në ekip. Deri te goli i dytë isha i lumtur me sulmuesit dhe mendova se do të shënonim sepse sulmuesit luajtën shumë mirë”, shtoi zvicerani.
Ai tha se Kosova e pati të vështirë t’i konkretizojë rastet.
“Ne e denim se mund të mbajmë topin, nuk e arritëm golin, kjo ishte problemi i vetëm”, potencoi trajneri i Kosovës.
Kosova pas kësaj ndeshje ka 4 pikë duke u renditur në vendin e katërt në grupin A. /Indeksonline/