I vdes miku në moshë të re, Stresi me dedikim prekës: Lamtumirë o engjëll

Ka ndërruar jetë miku i reperit të njohur Stresit.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Instastory, shkruan Indeksonline.
22 vjeçari ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
“Kur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes”, shkroi ai në postim./Indeksonline/

