Vdes familjari i ngushtë i gazetarit, Fahri Musliu, ishte me Covid

Ka ndërruar jetë Ali Musliu, vëllai i gazetarit të njohur kosovar, Fahri Musliu. I ndjeri ishte i infektuar me covid-19.
“Lajm mortor. Të dashur miq, ju njoftojë se sot në orët e hershme të mëngjesit, nga virusi Covid 19, në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë vëllai im i vetëm Ali -Uka (Enver) Musliu – 70 vjeç, nga Zapllugja e Opojës. Varrimi bëhet sot në ora 17 00 në varrezat e Prizrenit në rrethin e ngushtë familjar. Për shkak të masave antikovod nuk do të ketë pamje për ngushëllime”, ka shkruar ai. /Indeksonline/