Vrasja e dyfishtë në Pejë, ndalohet për 48 orë i plagosuri

Është ndaluar për 48 orë personi i cili ishte i përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur të mërkurën pasdite në Pejë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.
IndeksOnline mbrëmë raportoi ekskluzivisht për këtë ngjarje.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për IndeksOnline tha se personi i përfshirë në rast është ndaluar për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së rastit”, theksoi ai./IndeksOnline/