Aksident në Hajvali, një person bëhet për spital

Sonte në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.
Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar. Në lidhje me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.”
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shprehë ajo./Indeksonline/