75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

Situata me pandeminë në vend, në ora 13:00 thirret takimi me kryetarët e komunave

Ministrit i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar sot kryetarët e komunave të Kosovës në një takim koordinues për situatën pandemike në vend.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Burime të Indeksonline nga Asociacioni i Komunave të Kosovës bëjnë të ditur se takimi virtual do të filloj na orën 13:00.

Ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për mbajtjen e procesit të arsimit në vend dhe një vendim të ri për këtë çështje./Indeksonline/