Merkeli do të vizitojë Poloninë në kohën kur po ballafaqohen me presionin e Bjellorusisë për emigrantë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Poloninë të shtunën për të zhvilluar takim me kryeministrin Mateusz Morawiecki, në kohën kur ky shtet është duke u përballur me presionin e emigrantëve në kufirin lindor me Bjellorusinë.
Qeveria polake ka deklaruar se kjo do të jetë vizita e fundit e Merkelit në Varshavë si kancelare e Gjermanisë, dhe se bisedimet do të kenë për temë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE -së dhe situatën me pandeminë COVID-10.
“Takimi në Varshavë do të jetë një mundësi për të përmbledhur çështjet aktuale dypalëshe dhe për të vënë në dukje çështjet problematike në marrëdhëniet reciproke”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Po ashtu ishte folur edhe për një takim mes Merkelit dhe presidentit polak Andrzej Duda, por ai nuk do të mbahet.
Zëdhënësi i Merkelit të premten ka deklaruar se ishin disa probleme me agjendën. Nga zyra e presidencës kanë deklaruar se Duda nuk do të jetë në kryeqytet, ai do të jetë në qytetin jugor Katoëice për të festuar përvjetorin që shënon largimin nga komunizmi, shkruan Euronews.