Arrestohen dy serbë, tentuan ta kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara të COVID-it

Janë arrestuar dy shtetas serbë, një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se kanë tentuar të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Bërnjak, me dokumente të falsifikuara të COVID-it.
Sipas policisë të dyshuarve u janë sekuestruar këto dokumente për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërkaq ata janë dëbuar për në Serbi dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.