75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / OSH

Olmo dëshironte kalimin te Barcelona, Leipzig nuk e lejoi

Barcelona pati një ditë mjaft të ngarkuar më 31 gusht kur përfundoi afati i transferimeve.

Antoine Griezmann u largua drejt Atletico Madrid, ndërsa Barca menduan menjëherë për ta zëvendësuar atë.

Katalunasit dëshiruan të transferonin sulmuesin e Leipzig Dani Olmo, i cili poashtu shprehi vullnetin e tij për t’u kthyer në Camp Nou.

 Por, problemi i ishte klubi i Leipzig sepse ata e dinin se do të fitonin para të majme nga shitja e spanjollit megjithatë Barcelona kishte bërë ofertën vonë dhe Leipzig nuk kishte kohë të gjente zëvendësues për sulmuesin Olmo.

Barcelona do të tentojë përsëri gjatë afatit të verës ta rikthejë në skuadër sulmuesin.