I gjithë stadiumi në këmbë duke thirrur emrin e tij, momenti kur Shaqiri motivohet dhe bën asistimin e parë për Lyonin

Xherdan Shaqiri debutoi me fanellën e Lyonit në fitoren 3-1 të Lyonit në ndeshjen ndaj Strasbourgut në kuadër të Ligës franceze.

Shaqiri bëri në asistim te goli i shënuar nga Denayer në minutën e 64-të të ndeshjes.
Ylli nga Zhegra e Gjilanit u afrua për ta ekzekutuar një goditje nga këndi derisa të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për ta thirrur emrin e tij.

Shaqiri bëri një krosim në zonë ku edhe u shënua goli.
Tri pikë shumë të rëndësishme dhe motivim shtesë për Shaqirin në Ligue 1.
juste incroyable. pic.twitter.com/Zvmw41JuQr
— 𝗰𝗵𝗮 (@chacstls) September 12, 2021