Krasniqi ndan me Merkelin vlerësimet për dialogun Kosovë-Serbi

Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, në një takim të ftuar nga ajo me përfaqësues të shoqërisë civile të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një njoftimi në Facebook nga KDI-ja, njoftohet se Krasniqi ka ndarë vlerësime lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, bashkëpunimin rajonal, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektiven evropiane të rajonit.
“Një nder i veçantë të merrja pjesë në takimin e shoqërisë civile me kancelaren Gjermane znj. Angela Merkel. E privilegjuar të ndaja ndër të tjera vlerësimet mbi zhvillimet politike të fundit në Kosovë, bashkëpunimin rajonal, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektiven evropiane të rajonit”, ka shkruar Krasniqi.