Gjenden mallra kontrabandë në një depo në Veri

Mitrovica veriore 15 shtator 2021 – njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.
Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë
dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.
- Miell – 1.6 ton
- Birra – 1000 litra
- Pije te gazuara 1500 litra
- Vaj ushqimor – 370 litra
- Lëngje 500 litra
- Filtera cigaresh 160000 copë
- Ujë– 1000 litra
Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne
Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.