75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 17 Shtator 2021 / k.v

Arrestohet gjilanasi për organizim të skemave piramidale

Është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën organizim i skemave piramidale.

Njësitet policore gjatë bastisjes në lokalin dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar; disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të kryer veprën e cekur, dy shtëpiza kompjuteri, një lap-top, dy TV, 30-kupona-tiketa të bastorës, një fletore pune dhe para të gatshme 324.40 €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/