Kërkohet nga United, Bellingham vazhdimisht pyet Sanchon për jetën në Manchester

Talenti i Borussia Dortmund i cili po mahnit botën e futbollit me paraqitjet e tij, Jude Bellingham, në vazhdimsi e pyet shokun e tij Jadon Sancho se si është jeta në Old Trafford, transmeton Indeksonline.
Mesfushori ishte afër t’iu bashkohej Djajve në vitin 2020, para se të transferohej në Dortmund, por pavarësisht kësaj United ka mbajtur të gjallë interesimin për të, pas paraqitjeve të mira të tij.
Sipas Independent Bellingham dëshiron të dijë për kulturën dhe funksionimin brenda klubit të United, duke mbajtur kontaktë vazhdimisht me anglezin Sancho, i cili u transferua tek Untied këtë verë.