A do të shtyhet sërish fillimi i vitit të ri shkollor, flet ministrja Nagavci

Të hënën do të mblidhet Task Forca në kuadër të ministrisë së Arsimit, ku do të diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor është bërë me rekomandim të insitucioneve shëndetësore.
Më tutje ministrja deklaroi se zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar.
“Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollorë të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë filluar aktivitet me fëmijë. Zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar dhe këto ditë do të kompensohen edhe në koordinim me Task Forcën”, ka thënë ajo.