75 Mall Live Search
16:05 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Bulqizë, pa sukses kërkimet për minatorin e bllokuar në galeri

Kanë kaluar katër ditë që minatori Muharrem Plaku është i bllokuar brenda galerisë së kromit në Bulqizë, aty ku punonte që tetë vjet.

Kërkimi për gjetjen e 60 vjeçarit po vazhdon nga ekipi i inspektim-shpëtimit të minierave, por me ritme të ngadalta dhe me mjete punë elementare.

Minatorët e Bulqizës që kërkojnë shokun e tyre nuk kanë asnjë mjet tjetër veç lopatave dhe vagonëve si karroca dore.

Me kalimin e orëve ndërhyrja brenda minierës vështirësohet dhe shpresat për të gjetur minatorin 60 vjeçar pakësohen.

Zv.ministri i infrastrukturës dhe Energjitikës Ilir Bejtja deklaron se është ngritur një grup hetimor për të verifikuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kanë krijuar dyshimet e para se si ka ndodhur aksidenti.