Përfundon pjesa e parë, Ballkani në epërsi ndaj Llapit

Ballkani dhe Llapi po zhvillojnë takim në kuadër të Superligës, ndeshje e cila ka filluar disa minuta me vonesë.
Skuadra nga Suhareka është në avantazh pas golit të anësorit Ermal Krasniqi në minutën e 13, i cili po kalon formë të lartë, duke shënuar golin e katërt personal këtë edicion, transmeton Indeksonline.
Ndeshja kishte filluar me vonesë për shkak se tifozët vendës në fillim të ndeshjes ofenduan trajnerin mysafir, Tahir Batatina, e kjo e detyroi gjyqtarin t’i largojë tifozët nga tribina.