75 Mall Live Search
14:42 / E Martë, 21 Shtator 2021 / LB

Jarinja mbetet e bllokuar, ankohen drejtuesit e kamionëve

Vendosja e masës së reciprocitetit për veturat me targa serbe ka nxitur pakënaqësi të disa serbë të cilët po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.

Në këtë pikë kufitare është një numër i madh i kamionëve transportues të cilët po ankohen për shkak të bllokadës që është krijuar atje.

Ekipi i IndeksOnline po vazhdon të qëndroi në Jarinjë për të raportuar në kohë reale për më të rejat nga kjo pikë kufitare.

Për vendosjes e reciprocitetit për targa sot kryeministri Kurti ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it.

Poashtu edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi është mbledhur për të diskutuar për zhvillimet në dy ditët e fundit.