Bie terri/ Situatë e njëjtë që nga dje në Jarinje (Foto)

Rreth 40 serbë po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë duke e mbajtur rrugën e bllokuar për qarkullim të automjeteve.
Ata janë të revoltuar me vendimin që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për reciprocitet të targave.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vazhdon të qëndroi në këtë pikë kufitare duke e përcjell nga afër situatën dhe zbatimin e reciprocitetit.

Situata është e qetë dhe aty shihen edhe pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it duke vëzhguar çdo lëvizje./IndeksOnline/
