Policia në pritje të arrestimit të Kurtit, Donikës dhe Albulenës (Foto/Video)
Policia e Kosovës është duke pritur të Kuvendi për arrestimin e tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Arrestimi i tyre pritet të bëhet për shkak të urdhërarrestit që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Tre deputetët akuzohen, për siç thuhet, përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm, përkatësisht hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./Indeksonline/