75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Valencia pa trajner ndaj Barcelonës

Valencia do të jetë pa trajnerin e saj në derbin e kësaj jave.

Këtë fundjavë ndeshen Barcelona si kryesuese e La Ligës dhe Valencia si përcjellësja e saj e parë, në derbin kryesor të xhiros.

Por skuadra nga Mestalla, do të ketë një mungesë të madhe në stol, pasi trajneri Marcelino Garcia Torall është suspenduar me dy ndeshje pas fyerjeve ndaj gjyqtarit në sfidën e javës së shkuar përballë Espanyolit ku edhe ishte përjashtuar.

Valencia ka apeluar vendimin për dënim të trajnerit, por ai është refuzuar dhe kësisoj Marcelino do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Barcelonës dhe Getafes.