75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 05 Qershor 2026 / L A

Leao: Premierliga ose La Liga do të ishte perfekt për mua

Ylli portugez, Rafael Leao do të largohet nga Milani në verë.

Këtë e tha vet ai, i cili dëshiron një sfide të re jashtë Serie A-së duke alarmuar të gjithë klubet e mëdha rreth tij.

Më tutje, portugezi tha se do të donte të luante në Premierligë ose në La Ligë, të cilët njoftoi se i shikon me vëmendje.

“Dua një sfidë të re jashtë Serie A. E ndjek Premier League me shumë vëmendje. Nëse do të kem mundësinë të luaj atje ose në La Liga, do të jem shumë i lumtur sepse talenti im do të lavdërohet atje. Le të shohim çfarë do të ndodhë këtë verë”, tha për SportTV.

Ecuria e Leaos te Milani padyshim ishte një e suksesshme, ku i cili fitoi “Scudetton” dhe Superkupën e Italisë./IndeksOnline/