Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.
“Presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork shkaku i zhvillimeve në veriPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës demanton raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh. Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.”