Napoli i Rrahmanit vazhdon “frikshëm” në Serie A, me të gjitha fitore

Napoli ka shënuar edhe fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka mposhtur Cagliarin me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golin e parë napoletanët e shënuan në minutën e 11-të me anë të Osimhen.
Rezultatin e dyfishoi Insigne në minutën e 57-të nga penalltia.
Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë sfidë.
Napoli është në vendin e parë në tabelë me 18 pikë, dy më shumë se Milani dhe është skuadra e vetme me të gjitha fitore këtë sezon. /IndeksOnline/