Momenti tragjik, kur dy trajnerë fitnesi humbin jetën në det

Dy trajnerë fitnesi kanë humbur jetën tragjikisht në Detin Mesdhe. Videoja dramatike tregon momenti kur eksperja e fitnesit, Emma Monkkonen humbet kontrollin në det nga dallgët e fuqishme.
Në ndihmë asaj i doli trajneri i fitnesit, Daniil Gagarin që kërceu në ujërat e trazuar për ta shpëtuar shoqen, shkruan Indeksonline.
Në një moment, Daniil dhe Ema u kapën për shkëmbi, por që një dallgë e madhe i hodhi ata në det dhe ua humbi ekuilibin, dallgë e cila doli të ishte fatale për ta. Momentin tragjik po e filmonte gruaja e Daniil, Darya.
Trupi i Emës u gjet disa kilometra larg nga vendi ku ndodhi incidenti, ndërsa trupi i Daniil u gjet të nesërmen. Ngjarja tragjike ka ndodhur në limanin La Zorra të qytetit turistik Torrevieja në Spanjë./Indeksonline/