75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 28 Shtator 2021 / OSH

Ramos rrezikon lëndim më të rëndë duke e përshpejtuar rikthimin

PSG bëri një nga afatet e transferimeve më të çmendura ndonjëherë gjatë kësaj vere, duke sjellur futbollistë të klasit botëror, e nëj ndër ta edhe Sergio Ramos.

Por, mbrojtësi spanjoll ende nuk ka debutuar me skuadrën e re për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar në ndeshjen gjysmë-finalë të Champions Ligës kundër Chelseas.

Ky lëndim e la spanjollin edhe jashtë EURO 2020, por trajneri Pochettino nuk dëshiron që ta rrezikojë mbrojtësin për t’u rikthyer më shpejt në skuadër.

“Logjikisht një lojtar dëshiron të kthehet sa më shpejt, kjo e bënë atë (Ramos) të lumtur. Nuk mund të japim një datë të saktë, por jemi opimistë se do të jetë gati shumë shpejt”, u shpreh tekniku argjentinas.

Ramos iu bashkua PSG si futbollist i lirë me parametra zero.