75 Mall Live Search
15:51 / E Martë, 28 Shtator 2021 / B O

Ministri Krasniqi priti në takim përfaqësueset e Asosiacionit Europian për Qeverisje Lokale –ALDA

Me ftesë të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësueset e Asosiacionit Europian për Qeverisje Lokale – ALDA, Antonella Valmorbida, Sekretare e Përgjithshme e ALDA-s dhe Katica Janeva, Drejtore e Zyrës së ALDA-s në Shkup janë pritur në takim nga Ministri Elbert Krasniqi.

Gjatë këtij takimi përfaqësueset e ALDA-s kanë njoftuar Ministrin Krasniqi për aktivitetet të cilat janë prioritet i kësaj organizate duke u fokusuar tek qeverisja lokale.

Gjithashtu, është diskutuar për planet dhe projektet e MAPL-së, të cilat lidhen me rolin e autoriteteve lokale në procesin e integrimit në EU, Qeverisjen e Hapur dhe anëtarësimi në OGP.
Në fund, Ministri z. Krasniqi dhe përfaqësueset e ALDA-së u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.