75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 28 Shtator 2021 / C E

Ukraina “tokë” e vështirë për Interin, Ajaxi me lehtësi ndaj Beshiktashit

Interi nuk ka arritur të marr më shume se një pikë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Ukrainë.

Zikaltërit kanë barazuar pa gola në Kiev ndaj Shakhtar Donetskit, shkruan Indeksonline.

Vendasit ishin më aktiv gjatë gjithë ndeshjes si me posedim si me raste të krijuara.

Kjo është pika e parë e Interit në grupin D aq sa ka edhe Shakhtari derisa Sheriff Tiraspol dhe Real Madrid kanë nga 3 pikë.

Në ndeshjen tjetër Ajaxi mposhti Beshiktashin me rezultat 2-0.

Golat për holandezët i realizuan Berghuis dhe Haller.

Ajax aktualisht ka grumbulluar 6 pikë, Dortmund 3 pikë derisa Beshiktashi dhe Sportingu nuk kanë asnjë pikë. /IndeksOnline/