75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

I lidhur me një kalim tek Liverpool, Chiesa kundërshton zërat

Sulmuesi i Juventus, Frederico Chiesa, thuhet së është i lidhur me një kalim tek Liverpool për verën e vitit të ardhshëm.

Mirëpo italiani ka qenë mjaft i rreptë në deklaratën e tij duke thënë se ai qëndron mirë me trajnerin Allegri, transmeton Indeksonline.

“Unë kurrë nuk kam pasur problem me trajnerin, kjo është krijuar vetëm nga media. Unë bëj gjithçka që ai kërkon, nuk ka asnjë problem këtu”, potencoi Chiesa

Ai më tutje tha se është i fokusuar vetëm tek stinori me Juventusin dhe dëshirojnë suksese, pavarësisht startit jo të mirë.

“Unë e di që ju pëlqen shumë kur Juve e fillon sezonin keq, kështu që ju mund të filloni me thashetheme të kota, por ne të gjithë jemi prapa trajnerit dhe duam ta kthejmë Juven në vitet e dominimit të garës Scudetto”, shtoi Chiesa.

Reprezentuesi Italian shënoi mbrëmë golin e vetëm për Zonjën ë Vjetër për t’i dhënë fitoren kundër Chelseas në kuadër të Champions Ligës. /Indeksonline/