75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

SHSKUK: 23 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjenoterapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 50 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 51 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë