75 Mall Live Search
20:58 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Super kompjuteri “FiveThirtyEight” parashikon Barcelonën si kampion të Europa Ligës

Barcelona në dy ndeshjet e para të Champions Ligës ka pësuar dy humbje, kundër Bayern në shtëpi dhe Benficas si mysafir, që të dyja me rezultat 3-0.

Mirëpo, katalunasit megjithatë mund të fitojnë një trofe evropian këtë sezon. Kompjuteri FiveThirtyEight e sheh klubin e Barcelonës si fitues të Europa Ligës këtë edicion.

Në parashikimin e tyre Barca renditet e para me 9% mundësi për t’u shpallur kampion, teksa në vendin e dytë dhe të trete jane skuadrat si Napoli dhe Real Sociedad.