75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / B O

Zhbllokimi i Jarinjes dhe Bërnjakut, pamje nga veriu

Nga ora 8:00 deri në orën 16:00 të së shtunës pritet që të zhbllokohen dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të bllokuara prej mbi 10 ditë.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në veri. Në Bërnjak po koordinohen Njësia Speciale e Kosovës bashkë me KFOR-in.

Forcat e KFOR-it tashmë kanë filluar të vendosen. në dy pikat kufitare. Për momentin vetëm njëra korsi e rrugës është liruar.

Nga 20 shtatori, në këto pika ishin vendosur Njësia e Special e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kësaj, protesutes serb lokal kishin bllokuar lirinë e lëvizjes për automjete në këto dy pika.

Pas takimit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë me 30 shtator në Bruksel, është arritur një marrëveshje se që nga 2 tetorit të zhbllokohet këtu dy pika, të largohen barrikadat dhe po ashtu forcat e Njësisë Speciale të largohen dhe në vend të tyre të vijë KFOR-i.