Telenovela e mediave spanjolle/ Ditë e re, emër i ri, Laporta tash dëshiron Ten Haag-in

Mediat spanjolle e kanë shndërruar në telenovelë çështjen e trajnerit të ri të Barcelonës.
Çdo ditë po del një emër i ri që ta zëvendësoj gati të shkarkuarin, Ronald Koeman, transmeton Indeksonline.
Sipas “Catalunya Radio”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tash si trajner po e do Erik Ten Haag, trajnerin e Ajaxit.
Ten Haag nuk është emër risi, pasi edhe para se të vinte Ronald Koeman, ai ishte në listën e trajnerëve që do ta zëvendësonin Quique Setien./Indeksonline/