Drenica dyfishon epërsinë kundër Ballkanit

Skuadra e Drenicës ka arritur të dyfishojë epërsinë kundër Ballkanit në Suharekë, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi Kreshnik Uka në minutën e 55 konvertoi në gol penalltinë e shkaktuar nga Blend Baftiu i cili luajti me dorë në zonën e rreptësisë.
Ky ishte goli i dytë për sulmuesin e Drenicës në këtë ndeshje, pasi ai shënoi edhe në pjesën e parë.