75 Mall Live Search
22:54 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Mposhtet edhe nga Atletico, vazhdon forma e dobët e Barcelonës

Barcelona ka pësuar humbjen e radhës si mysafir i Atletico Madrid, me rezultat 2-0, transmeton Indeksonline.

Ndeshjen e hapi mesfushori francez Thomas Lemar në minutën e 24 pas një aksioni të rrjedhshëm nga Los Cholchoneros, ndërsa Luis Suarez dyfishoi epërsinë një minut para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Barcelona u mundua të shënojë por Atletico e menaxhoi mjaft mirë avantazhin e krijuar në pjesën e parë.