75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 03 Tetor 2021 / AR

Madhështore/ Shtëpia muze e heroit Fadil Vata është drejt finalizimit

Tashmë është drejt finalizimit shtëpia muze e heroit të kombit Fadil Vata, e cila gjendet në Sallagrazhdë të Suharekës.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.

Ai tha se rëndësia e kësaj shtëpie është historike dhe frymëzuese.

“Shtëpia Muze e Heroit FADIL VATA në Sallagrazhdë, tashmë po shkon drejt finalizimit të projektit.

Ajo është madhështore edhe e bukur.

Rëndësia e saj është historike dhe frymëzuese“, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/