75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Fansat e Adele janë të bindur që ajo po vjen me këngë të re

Fansat e Adele janë të bindur që ajo së shpejti do të lansoj këngën e re.

Atyre iu ka renë në sy një detaj ku në çdo tabelë shfaq numrin 30, transmeton Indeksonline.

Këto fotografi janë parë në monumente të ndryshme në vendet si Dubai, Irlandë, Francë, Itali dhe SHBA.

Këngëtarja e cila është fituese e çmimeve ‘Grammy’ nuk ka publikuar ndonjë këngë që nga viti 2015, por megjithatë ende nuk ka konfirmim zyrtar që muzika e re është rrugës, edhe pse numri 30 do t’i përshtatej zakonit të saj për të emëruar albumin sipas moshës së saj.

Ditëlindja e 30-të e Adele ishte viti kur u nda nga ish bashkëshorti Simon Konecki.

Spekulimet që Adele është gati për këngë të re kaka bërë që fansat përmes Twitter të shprehin entuziazmin e tyre.

Një fans shkroi: Adele nuk e ka nxjerrë Akoma albumin, dhe tashmë i ka tejkaluar të gjithë #Adele30.

Një tjetër tha: Adele po nis epokë të re. pushteti i saj 1!! #Adele 30./Indeksonline/

Afati kohor i karrierës Adele